Lajme

“Veseli vendosi vet për Haradinajn”

Autori: Gazeta inFokus 00:19 | 18 May 2017

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës, duke për folur për koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA-n, ka thënë se Veseli ka vendosur më shumë vetë për kandidimin e Haradinajt për kryeministër.

“Negociatat i ka zhvilluar Kadri Veseli, ndërsa ne kemi qenë ndihmës”.

“Kur Veseli ka vendosur të ja jap të drejtën Haradinajt për kandidat, vendimin më shumë e ka marrë vet sesa që i ka pyetur organet e partisë”.

-Advertisement-

“Duke qenë në një pozitë të tillë është mbështetur unanimisht nga anëtarët – por nuk mund të them se nuk ka pasur pakënaqësi”.

Këto komente Haliti i ka bërë në Ballë për Ballë të Orës së Fundit në Klan Kosova.

Haliti tutje ka thënë se është i lumtur që pas 15 vitesh krahu i luftës janë bërë bashkë.

“Koalicioni ka ardhur me qëllimin e vetëm që partitë të bëhen bashkë dhe ta stabilizojnë jetën politikë në Kosovë, ekonominë dhe ta krijojnë një ambient më të mirë për qytetarët”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera