Lajme

Veseli tregon se si u nominua Haradinaj për kryeministër (Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 17 May 2017

Dalin edhe detajet e para të natës dramatike para 24 orësh kur PDK papritmas lidhi koalicion parazgjedhor me AAK e NISMA.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar për mënyrën e arritjes së koalicionit ndërmjet PDK’së, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.

“Ky vendim është marrë në të mirë të qytetarëve, ky është koalicion në të mirë të qytetarëve, ky është koalicion për Kosovën tonë perëndimore”, ka rrëfyer Veseli në një intervistë për RTK.

-Advertisement-

Sipas bartësit të listës PDK-AAK-NISMA, “PDK ka interes primar interesin e vetë qytetarëve tanë, përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë… dhe unë si kryetar i PDK’së… e kam prioritet interesin e qytetarëve, jo prioritet interesin tim”, është shprehur Veseli.

“Ky ka qenë vizioni dhe qëllimi im, gjatë gjithë këtyre vendimeve të cilat i kam ndërmarrë, edhe në minutat e fundit”, ka thënë ai.

“Me Ramushin, një koleg me të cilin kemi qenë bashkërisht në luftën për pavarësinë e vendit tonë, kemi arritur këtë koalicion duke menduar për interesat e qytetarëve”, ka thënë mes tjerash kreu i PDK-së i cili ka shtuar se  “Jam i sigurt se së bashku me Ramushin do ta kemi një fillim të ri të Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera