Lajme

Veseli tregon se çfarë do të bëjë me paratë që do t’i shpëtojë nga korrupsioni

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 20 August 2019

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, tashmë ka filluar fushatën zgjedhore, ani pse ende nuk është shpërndarë kuvendi e s’është caktuar data e zgjedhjeve. Veseli si duket target i ka në këto zgjedhje mjekët, pranë të cilëve edhe sot ka zgjedhur të flasë për luftën e tij kundër korrupsionit, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Veseli ka shkruar se duke luftuar korrupsionin do të mbajë rininë këtu.

“Me luftë të pakompromis kundër korrupsionit, ne do ta mbajmë rininë këtu. Mjekët e rinj i falënderova që kanë vendosur të qëndrojnë dhe të shërbejnë në atdheun e tyre”, tha Veseli.

-Advertisement-

Veseli gjithashtu po premton edhe se milionat që do t’i shpëtojë nga korrupsioni do t’i shfrytëzojë për kushte më të mira për mjekë.

“Duke investuar miliona euro që shpëtohen nga korrupsioni në krijimin e kushteve më të mira për mjekë, ne po u krijojmë atyre mundësi më të mira dhe po u japim arsye për të qëndruar”, ka shtuar ai.

Kadri Veseli po harron se atij që kur ka filluar të proklamojë luftën kundër korrupsionit, e njëjta i ka dështuar fillimisht në partinë e tij, pasi që asnjë nga personat që kanë aktakuza për korrupsion e nepotizëm, nuk doli nga partia, e të njëjtët mund t’i shohim madje edhe në listën për deputetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera