Lajme

Veseli: Terrorizmi është një e keqe pa dallim kombi, feje e race

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 11 September 2019

Kadri Veseli thotë se terrorizmi është një e keqe për të gjithë njerëzimin pa dallim kombi, feje e race.

Ish kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka kutjuar tragjedinë e 11 shtatorit  në ShBA në të cilën afër 3 mijë persona humbën jetën.

Veseli ka kujtuar edhe bashkombasit tanë që humbën jetën atë ditë, Mon Gjonbalajn, Simon Dedvukajn dhe Rrok Camajn.

Postimi i Veselit në Facebook

Para 18 vjetësh, më 11 shtator 2001, shtetet paqedashëse me demokraci të lira përjetuan një tragjedi botërore. Mijëra jetë të pafajshme të njerëzve me kombësi të ndryshme u shuan prej sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ishin më të rëndat në historinë e njerëzimit.

Së bashku me rreth 3000 viktimat e pafajshme të mbi 70 kombësive të ndryshme, sot i kujtojmë edhe tre bashkëkombësit tanë që humbën jetën atë ditë: Mon Gjonbalajn, Simon Dedvukajn e Rrok Camajn. Vdekja e tyre tregon se ai sulm na ka prekur të gjithëve dhe se terrorizmi është një e keqe për gjithë njerëzimin, pa dallim kombi, feje e race.

 

 

Të tjera