Lajme

Veseli tenton t’i bëjë bashkë presidentin, kryeministrin e opozitën në një tryezë

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 20 December 2018

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka bërë një kërkesë interesante, për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Veseli ka ftuar në një takim presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, ekipin negociator, e opozitën për të folur për dialogun, shkruan Gazeta inFokus.

Veseli ka thënë se në këto momente të rëndësishme, Kuvendi do të jetë vendi i unitetit.

-Advertisement-

“Si Kryetar i Kuvendit, do t’i ftoj për të mërkurën, në orën 10:00, Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në Ekipin Negociator, LDK dhe VV. Do të mblidhemi për të trajtuar temat e Dialogut, të cilat janë të domosdoshme për arritjen e marrëveshjes finale, që Kosovës ia siguron njohjen nga Serbia, ulësen në OKB dhe anëtarësimin në NATO e BE”, ka deklaruar Veseli. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera