Lajme

Veseli telegram ngushëllimi për vdekjen e babait të heroit Nuhi Berisha

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 28 June 2017

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Berisha, për vdekjen e Rexhep Berishës – babait të heroit Nuhi Berisha, i cili ishte vrarë bashkë me Rexhep Malën në lagjen ’Kodra e Trimave’ në Prishtinë më 1984.

“Sot ka ndërruar jetë babai i heroit tonë, Nuhi Berisha, baca Rexhep, një njeri i urtë dhe shumë miqësor. Edhe pse në moshë të shtyrë, baca Rexhë ishte shumë aktiv dhe merrte pjesë në çdo akademi përkujtimore, ndërsa të gjithë e kujtojmë si burrë të urtë që ofronte njerëzit dhe u jepte motiv për të punuar sa më shumë për vendin tonë”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit që Krye-parlamentari Veseli i ka dërguar familjes Berisha.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera