Veseli: Të stimulohet avancimi i femrave në sektorin e IT-së (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
10:06 | 28 Prill 2017
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bashkëbiseduar me femrat që merren teknologji informative, në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në teknologji informative”, që u mbajt në Universitetin Amerikan të Kosovës.
Gjatë bashkëbisedimit me vajzat e angazhuara në këtë sektor, kryeparlamentari Veseli është njohur me angazhimet e tyre dhe sfidat me të cilat ato përballen gjatë veprimtarisë së tyre të përditshme. Kryetari Veseli e ka cilësuar sektorin e teknologjisë së informacionit një nga mundësitë më të mira që ka vendi ynë për të ecur shpejt në zhvillimin ekonomik.
Veseli tha se buxheti institucional për mbështetjen e sektorit të teknologjisë informative duhet të dhjetëfishohen.
“Të rinjtë tanë janë shumë të pasionuar me teknologjitë e informacionit, por vetëm pasioni nuk mjafton. Interesi i drejtpërdrejtë nacional është që potencialin dhe pasionin e të rinjve tanë për IT ta shndërrojmë në industri të IT-së, e cila pastaj, jo vetëm krijon vende pune për të rinjtë tanë, por njëkohësisht u mundëson atyre të krijojnë vende pune edhe për të tjerët”, tha kryeparlamentari Veseli. Ai shtoi se që të ndodhë kjo, janë të domosdoshme investimet e mëdha në këtë drejtim.
Veseli tha se aktualisht ekziston një hendek serioz në mes shkathtësive të IT-së që ofrojnë sot institucionet tona arsimore e qendrat e trajnimit profesional dhe kërkesave që kanë kompanitë e IT-së.
“Ne duhet ta mbyllim shpejt këtë hendek, duke marrë vendime të mëdha strategjike, përmes të cilave orientohen fondet në qendrat e specializuara universitare dhe trajnimit profesional për inovacion dhe IT”, theksoi Veseli.
Duke qenë një shtet që promovon barazinë gjinore, Veseli tha se është e nevojshme që të stimulohet avancimi i femrave në përvetësimin e shkathtësive në sektorin e teknologjisë së informacionit.
“Kjo nuk mjafton të bëhet njëherë në vit duke shënuar një ditë simbolike, por çdo herë dhe çdokund ku hartohen politika dhe merren vendime që prekin këtë fushë. Ashtu si kemi arritur me të mrekullueshmen Majlinda Kelmendi të bëhemi kampion bote në sportin e xhudos, ne mund të kemi shumë Majlinda Kelmendi në fushën e IT-së”, tha kryeparlamentari Veseli.



T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...






























