Lajme

Veseli: Të rënët e Krushës, shembull për liri

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 26 March 2018

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se 19 vjetori i dëshmorëve të Krushës së Madhe ia kujton vendosmërinë e qytetarëve të Kosovës për liri, shkruan Infokusi.

“Është kjo Krusha e punës dhe e fjalës, e përkushtimit atdhetar të filozofit të lirisë sonë Ukshin Hotit, si dhe qindra bashkëfshatarëve të tij që i mbeten besnikë kauzës së atdheut, të çlirimit, që para 19 vjetësh kishte marrë hov të pandalshëm”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook.

Sipas Veselit, kjo e ka dëshmuar përkushtimin atdhetar për lirinë e Kosovës.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Veselit:

Krusha na kujton vendosmërinë e qytetarëve tanë për lirinë. Është kjo Krusha e punës dhe e fjalës, e përkushtimit atdhetar të filozofit të lirisë sonë Ukshin Hotit, si dhe qindra bashkëfshatarëve të tij që i mbeten besnikë kauzës së atdheut, të çlirimit, që para 19 vjetësh kishte marrë hov të pandalshëm. Këtu shihet përkushtimi atdhetar si shembull për vlerën më të shenjtë të njeriut – lirinë. Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera