Lajme

Veseli: Të gjithë lutemi për shërimin e Bajram Rexhepit/FOTO

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 26 April 2017

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka falënderuar ambasadoren e Turqisë në Kosovë, si dhe shtetin turk, për gatishmërinë që të ndihmojnë në rastin e ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit.

Veseli ka thënë se të gjithë jemi të angazhuar dhe lutemi për shërimin e Rexhepit, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Veselit mund ta lexoni më poshtë:

-Advertisement-

“Me kërkesë të familjes dhe kolegjiumit mjekësor, ish-Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, është transferuar mbrëmë për rehabilitim në një qendër spitalore në Turqi. Falënderoj Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, si dhe shtetin turk, për gatishmërinë që të ndihmojnë në përpjekjet shtesë për shërimin e tij. Po ashtu, shpreh mirënjohjen time të thellë për personelin shëndetësor të QKUK-së, që me përkushtim të plotë kanë treguar kujdesin e tyre. Në këto momente, të gjithë jemi të angazhuar me familjen e z. Rexhepi dhe lutemi për shërimin e tij.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera