Veseli: Të emëruarit politik nga PDK që kanë aktakuza për korrupsion ose nepotizëm t’i lirojnë funksionet
Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 19 June 2019
Kreu i PDK’së, Kadri Veseli, ka thënë sot se do të shkarkojë të gjithë funskionarët e partisë së tij që kanë aktakuza për korrupsion dhe nepotizëm. Lista e të akuuarve në PDK është e gjatë. Katër nga 11 të akuzuarit për aferën korruptive “Pronto”, janë zgjedhur anëtarë të Këshillit Drejtues të PDK’së. Veseli e ka të akuzuar për korrupsion këshilltarin e tij, Njazi Kryeziun, ministrin e inovacionit Besim Beqajn dhe deputetin e partisë, Zenun Pajaziti. Listën e udhëheq Adem Grabovci.
Pak ditë pasi u zotua se do të luftojë korrupsionin, Veseli sot tha se do të largojë nga sot të gjithë personat që kanë pozita partiake dhe institucionale të zyrtarëve të PDK’së e që kanë aktakuza nga institucionet e drejtësisë.
Para mediave Veseli tha se të gjithë të akuzuarit do të lirohen nga detyra që nga sot.
“Së pari po fillojmë me veten, e pastaj këtë standard do ta shtrijmë në çdo segment. Sot, jam para jush, për të dëshmuar se jemi të vendosur në këtë betejë. Duke treguar përkushtimin tim dhe vizionin si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, kam vendosur që: Të emëruarit politikë nga radhët e PDK-së në institucionet publike të Kosovës, të cilët kanë aktakuza që ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion, ose nepotizëm, t’i lirojnë funksionet menjëherë”, ka thënë Veseli.
Ai po thotë se PDK nuk do të kandidojë persona që kanë aktakzua që ndërlidhen me dyshime për përdorim të pozitës zyrtare, korrupsion, ose nepotizëm, në asnjë pozitë publike.
Veseli po ashtu ka liruar nga detyra edhe të gjithë të zgjedhurit brenda strukturave drejtuese të PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara dhe ky pezullim i funksioneve të tyre siç tha ai, vlenë deri në aktgjykime.
“Ky vendim nuk e paragjykon fajësinë e tyre dhe me përfundimin e gjykimeve, kur ato janë
Mirëpo, lista e atyre që sipas Veselit do të largohen nga pozitat në parti është e gjatë,
Pak ditë më parë, në këshill drejtues, PDK’ja ka zgjedhur, përveç Adem Grabovcit dhe Besim Beqajt, edhe këshilltarin e Veselit, Njazi Kryeziun dhe deputetin e PDK’së, Zenun Pajazitin. Të katërt janë në mesin e 11 të akuzuarve për aferën Pronto.
Në Kuvendin e PDK’së janë rizgjedhur si anëtarë të Këshillit Drejtues, dy zyrtarë ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë për aferën Pronto.
Ish-Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci, ka marrë 323 vota, ndërsa ish-ministri i shumë qeverive, Besim Beqaj, që poashtu është i akuzuar pas përgjimeve në rastin Pronto ka marrë 247 vota.
Në mesin e 11 të akuzuarve për aferën Pronto janë edhe këshilltari politik i Veselit, Njazi Kryeziu dhe deputeti Zenun Pajaziti. Edhe këta të dy janë zgjedhur në Këshill Drejtues. Kryeziu ka marrë 269 vota ndërsa Pajaziti ka marrë 322 vota.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...