Lajme

Veseli takon deputetët e PDK: Në opozitë do të jemi zëri i qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 04 December 2019

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, të mërkurën ka takuar deputetët e PDK-së të legjislaturës së re, me të cilët ka diskutuar për qasjen që PDK do ta ketë si lidere e opozitës.

Veseli përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook tha se në opozitë deputët e PDK-së do të jenë zëri i qytetarëve të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

“Me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, për të diskutuar rreth domosdoshmërisë që sa më shpejtë të krijohen institicionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit. Në opozitë, deputetët e PDK-së do të jenë zëri i qytetarëve të Kosovës. Vendi ynë ka nevojë për qasje serioze nga të zgjedhurit e popullit dhe ne nuk do të ndalemi së punuari që Kosova të ecë përpara, e kurrsesi të vendnumërojë ose shënojë regres”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera