Lajme

Veseli shpalos programin për ekonomi, premton lehtësira për biznese dhe largim të monopolit

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 20 September 2019

Kryetari i PDK-së njëherësh kandidati për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli të premten pasdite ka shpalosur një pjesë programit të tij ekonomik.

Në një takim me përfaqësuesit e odave ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve, Veseli iu ka premtuar atyre se në qeverisjen e ardhshme nuk do t’i ngarkojnë me asnjë tatim të ri, teksa theksoi se do ta ketë lehtësira konkrete në sektorin e ndërmarrsisë.

I pari i PDK-së theksoi se nën qeverisjen e tij nuk do të ketë monopol dhe bëri të ditur se do të largoi monopolin në homologimin e veturave.

-Advertisement-

“Në qeverisjen e ardhshme nuk do t’iu ngarkojmë me asnjë tatim të ri dhe nuk do t’i rrisim tatimet ekzistuese, përkundrazi do t’ua bëjmë punën më të lehtë e do ju ndihmojmë të keni sukses përmes lirimeve, investimeve publike, iniciativave financiare dhe eliminimit të burokracisë. Po flas për një strategji vendimesh e veprimesh konkrete. Kosova nuk mund të përmirësojë çdo sektor në një moment, por mund të ketë disa prioritete kryesore strategjike. Duke marrë për bazë përparësitë dhe mangësitë e veta. Prioritet kryesor do të jetë ekonomia prodhuese dhe punësimi dhe këtë askush nuk mund ta bëj më mirë se sektori privat, ndërmarrësia”, ka thënë Veseli.

Veseli foli edhe për disa veprime tjera siç janë legalizimi i ndërtimeve pa leje, punësimi i të rinjve, fuqizimi i prodhuesve vendor dhe implementimi i Ligji për Investime strategjike.

Për gjitha këto, kandidati për kryeministër tha se duhet të realizohen me anë të luftimit të korrupsionit.
“Paralelisht me to do të ketë politika sociale aktive. Për të arritur të gjitha këto, parakusht është instalimi i sundimit të ligjit. Për këtë arsye prioriteti imi parë është Lufta Kundër Korrupsionit dhe nepotizmit. Kjo luftë do e ndalojë konkurrencën jolojale, garanton mundësitë e barabarta, ndalon vonesat e zvarritjet të çështjeve komerciale”, ka thënë ai.

Një ndër pikat e këtij plani, Veseli ka thënë se është krijimi i Gjykatës Komerciale, si një institucion gjyqësor i specializuar, profesional, i përshtatur për t’u ardhur në ndihmë bizneseve, duke zgjidhur në mënyrë të shpejtë dhe të drejtë të gjitha kontestet ekonomike.

Kandidati për kryeministër, ndërmarrësve gjithashtu iu adresua me një kërkesë përfaqësuesve të biznesit që mos të blejnë toka, pasi ato do t’iu jepen me qëllim për të investuar në Kosovë.

“Mos bleni toka, kush dëshiron që të investoj dhe të krijoj vende pune dhe prodhim do t’i japim gjitha tokat publike me qira dhënie për 99 vite me 1 euro metri katror” u shpreh Veseli.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të bizneseve, Veseli tha se në Kosovë nuk do të ketë monopole, e sidomos në homologim.

“S’ka ma monopol dhe nga këtu iu bëj mesazh të gjithëve që nuk ka më monopol, as një segment, as tek homologimi ka me u hap. Ka me u hap te tek gjitha për arsye se të shkon në konkurrencë. Unë nuk i shaj asnjë kompani, por në homologim ka me u hap, iu e dini për kënd e kam konkret”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera