Lajme

Veseli shkon për kontroll tek dentisti, thotë së shëndetësia ka nevojë për reformë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 26 May 2017

​Kadri Veseli ka pasur sot nevojë për një kontroll tek dentisti dhe përveç kësaj, ai ka shfrytëzuar rastin që të bisedoj me mjekët dentist për sfidat dhe mundësitë në sistemin shëndetësor.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë kryetari i PDK’së, në një postim të tij në facebook. Me këtë rast, Veseli tha se shëndetësia ka nevojë për reformë.

“Jam i bindur se mjekët, dentistët dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë mund të jenë pjesë e rëndësishme e ekonomisë sonë – e jo ta braktisin Kosovën në kërkim të kushteve më të mira të punës.”, ka shkruar në facebook bartësi i listës së koalicionit PDK-AAK-NISMA.

-Advertisement-

“Sot u ndala për një kontroll të shkurtër tek klinika dentale “Advanced Medical Center”. Stafi ishte tejet profesional, shembull i një praktike të standardeve perëndimore. Fillimi i Ri i konsideron mjekët aset nacional dhe do të dedikojë resurse dhe kohë që shëndetësia e Kosovës të reformohet thellësisht. Qytetarët duhet të jenë në fokus të sistemit shëndetësor, e jo kontrabanduesit e barnave”, shkruan Kadri Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera