Lajme

Veseli: Shkollat profesionale duhet përkrahur, ky duhet të jetë orientimi ynë

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 12 May 2020

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se duhet përkrahur shkollat profesionale meqë siç tha ai në treg kërkohen të rinjtë që përfundojnë shkolla të tilla. Ai ka vizituar shkollën e mesme të lartë profesionale të makinerisë “Shtjefën Gjeçovi” prej ku ka thënë se qëllimin e kanë të orientuar nga këto shkolla.

Veseli: Çdo nxënës i kësaj shkolle është i integruar në tregun e punës

“Çdo nxënës i kësaj shkolle është i integruar në tregun e punës, asnjë i papunë, ky duhet të jetë orientimi ynë nga shkollat profesionale ku integrohen të rinjtë e të rejat ku fuqia punëtore e profesionale është tepër e kërkuar e njëjtën kohë nuk ka kuadro. Ky është edhe qëllimi i vizitës sime”, tha ai.

-Advertisement-

Ai tha se duhet punuar që të rinjtë të kenë më shumë besim se mund të integrohen në tregun e punës. Ndërsa ka folur edhe për mësimin online, ku tha se Kosova nuk e ka marrë shembull Shqipërinë.

Veseli: Mësimi online ka mundur të jetë më i intensifikuar

“Nuk kemi marrë as shembullin e Shqipërisë. Mësimi online për shkollat fillore dhe të mesme ka mundur të jetë më i intensifikuar në mënyrë që fëmijët tanë mos të kenë vetëm një orë, përkatësisht një javë për një lënde, por ta kishim një mësim online qe do ti mbante këta të rinj e të reja, dhe nuk do të kishim për të pësuar nga pandemia koronavirus. Nuk po flasim vetëm për sot nuk po e dimë edhe për pjesën vjeshtore kur nga ekspertet po flitet për valën e dyte”, tha Veseli.

E drejtori i shkollës, Blerim Gërvalla tha se qeveritë duhet t’u japin prioritet shkollave profesionale.

Gërvalla: Qeveritë çdo herë duhet t’u japin prioritet shkollave profesionale

“Qeveritë çdo herë duhet t’u japin prioritet shkollave profesionale, ngase tregu i kërkon nxenësit qe përfundojnë keto profesione qe i ka shkolla jonë. Andaj jam i mendimit që duhet të rriten investimet për shkollat profesionale, jo vetëm në shkollën tonë por edhe shkolla të profileve tjera”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera