Lajme

Veseli: Seanca për Demarkacionin këto ditë

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 05 March 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur për çështjen e demarkacionit, transmeton Infokusi.com.

Veseli ka thënë se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të votohet për Demarkacionin do të mbahet shumë shpejtë më së largu javën e ardhshme.

‘‘Shpejtë do të arrijmë konsensusin e përbashkët, nuk është maturi as pjekuri madje nuk kanë te drejtë të mbajnë qytetarët të izoluar. Ka mundësi me u mbajte këtyre ditëve ndërsa ka mundësi me u shty edhe javën tjetër’, ka thënë Veseli.

-Advertisement-

Ai madje është shprehur shumë optimistë se në seancën e ardhshme Demarkacioni do të kalojë.

‘‘Besoj shpejtë do të kalojmë atë ndërsa në të njëjtën kohë jam shumë optimistë se gjatë këtyre ditëve do ta kemi seancën dhe çështja e shënjimit të kufizimit me Malin e Zi do të përfundojë’, ka thënë ai.

E i pyetur nëse Lista Serbë është bindur ta votojë demarkacionin Veseli ka thënë se do të ketë reflektim nga të gjitha komunitetet.

‘Të gjithë jemi qytetarë të Republikës së Kosovës jemi krenar dhe në të njëjtën kohë kemi obligime. Lëvizja e lirë e qytetarëve përfshinë të gjithë qytetarët pa dallime etnikë prandaj besoj se do të kemi reflektim’, ka shtuar Veseli.

Kuvendi i Kosovës për tri herë radhazi ka dështuar të mbajë seancën e jashtëzakonshme në të cilën pritet të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Në tentativën e fundit seanca nuk u mbajt me arsyetimin se disa deputetë gjenden jashtë vendit ndërsa ata pas kthimit në Kosovë u deklaruan se arsye e vërtetë e dështimit ishte mungesa e votave pasi ata kishin paralajmëruar se do të mbërrijnë për votim./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera