Lajme

Veseli regjistrohet – uron një fillim të ri për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 28 July 2017

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është regjistruar sot si deputet në Legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

“Sot e nisa ditën duke u regjistruar si deputet i Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Uroj për një mandat të mbarë për Kuvendin dhe për një fillim të ri e të suksesshëm për Kosovën”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Edhe gjatë ditës së sotme ka filluar regjistrimi i deputetëve të zgjedhur në zgjedhjet e 11 qershorit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës

Të tjera