Veseli premton zhvillim të hovshëm ekonomik në Viti
Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 02 June 2017
Në tubimin e mbajtur sot me qytetarë të Vitisë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli premtoi investime të mëdha në hapjen e vendeve të punës dhe fuqizim të grave dhe rinisë.
Siç njofton PDK, Veseli theksoi se ky entuziazëm që po e sheh në Viti, është edhe në tërë Kosovën.
“Ky entuziazëm të cilin po e shohim sot në Viti, e ka përfshirë anekënd Kosovën tonë. Ky është entuziazëm i lirisë, entuziazëm i shpresës dhe nuk ka asgjë që e ndalon entuziazmin e Fillimit të Ri”, tha Veseli.
Më 11 qershor, deklaroi kryetari i PDK-së, do të jetë një nga fitoret më të fuqishme të koalicionit PDK-AAK-NISMA.
Veseli para qytetarëve të Vitisë shpalosi edhe disa nga orientimet kryesore të programit të Fillimit të Ri.
“Orientimi jonë do të jetë nga ndërmarrësia, një ndërmarrësi e fuqishme, e cila është e aftë ta përballojë konkurrencën, që është e aftë të prodhojë të mira materiale dhe të integrojë djemtë dhe vajzat tona të reja në tregun e punës. Do të përkrahim ndërmarrësinë, do të përkrahim fermerët të cilët jetojnë me djersën e ballit të tyre”, tha Veseli.
Ai shtoi se edhe bujqësia do të jetë një prej angazhimeve kryesore të qeverisjes së ardhshme.
“Orientimi jonë do të jetë nga bujqësia, duke e dyfishuar buxhetin për bujqësi në Republikën e Kosovës. Orientimi ynë do të jetë nga fermerët në mënyrë që t’i fuqizojmë ata, sepse duke i fuqizuar ata, fuqizojmë ekonominë e Kosovës, fuqizojmë integrimin e të rinjve tanë”, tha Veseli.
Vitia dhe e gjithë Anamorava, kryetari Veseli tha se do të përfitojnë shumë investime nga qeveria e ardhshme, duke lënë në harresë trajtimin jodinjitoz që i është bërë në tri vjetët e fundit.
Kryetari i PDK-së potencoi se në institucionet e Kosovës dhe në biznese duhet të ketë më shumë gra. Sipas tij, pa fuqizimin e tyre, nuk mund të ketë përparim të vendit.
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...