Lajme

Veseli premtim për bizneset: Do t’ua bëjmë punën më të lehtë

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 22 September 2019

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli ka bërë një premtim të madh për bizneset kosovare.

Në një takim me ndërmarrës të shumtë nga e gjithë Kosova, Veseli ka thënë se nëse vjen në pushtet nuk do t’i ngarkojë ata me asnjë tatim të ri dhe nuk do ta rris asnjë prej tatimeve ekzistuese, shkruan Gazeta inFokus.

Veseli gjithashtu ka shtuar se do t’i ndihmojnë bizneset që të kenë sukses përmes lirimeve në investime publike, e me shumë iniciativa të tjera.

-Advertisement-

“Ne nuk do të ju ngarkojmë me asnjë tatim të ri dhe nuk do të rrisim asnjë prej tatimeve që janë ekzistuese. Përkundrazi, ne do të marrim vendime që do t’ua bëjnë punën më të lehtë. Ne do të ju ndihmojmë që të keni sukses përmes lirimeve në investime publike, incentivave financiare dhe eliminimit të burokracisë. Për herë të parë në gjithë rajonin tonë do të bëjmë zhvendosjen e pagesës së tatimit të vlerës së shtuar nga kufiri në brendësi të vendit”, ka theksuar ai. /Gazeta inFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera