Lajme

Veseli: Preferoj dialogun para konfliktit

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 22 December 2017

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka folur në një tryezë të Institutit Demokratik të Kosovës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e Kuvendit në këtë proces.

Kryeparlamentari Veseli theksoi se dialogu si mjet është gjithmonë alternativa e vetme për zgjidhjen e çfarëdo teme të hapur.

Ai tha se personalisht e njeh edhe rrugën e konfliktit pasi ka qenë pjesë e luftës çlirimtare, por siç tha Veseli në atë kohë dialogu nuk është pranuar si mjet.

-Advertisement-

Veseli tha se dialogu Kosovë – Serbi ka pasur rezultate të shumta por edhe probleme pasi shteti serb ende vazhdon të krijojë pengesa të shumta nëpërmjet shpenzimit të dhjetëra miliona eurove në struktura paralele që përpiqen të pengojnë sovranitetin e Kosovës.

“Kosova sot ka nevojë për një konsensus të gjerë politik dhe gjithpërfahirje në procesin e dialogut. Ne nuk duhet të zhvillojmë luftë të brendahme politike por duhet të jemi bashk e të ecim përpara drejt fuqizimit të shtetit tonë dhe integrimeve euro atlantike. Një është e qartë për të gjithë, Kosova si shtet i pavarur dhe sovran është e vendosur të ecë përpara përkrah aleatëve tanë perëndimorë për të hapur perspektivë të qëndrueshme për qytetarët tanë”, tha kryeparlamentari Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera