Lajme

Veseli: Po fillon rishikimi funksional i sistemit të drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 09 March 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Kosova po fillon me rishikimin funksional të sistemit të drejtësisë, shkruan Infokusi.

Ky rishikim sipas Veselit do të bëhet për një gjeneratë të re gjykatësish e prokurorësh që reflektojnë në zhvillimin demokratik të shoqërisë.

Krejt këto, Veseli i ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ndër tjera ka shkruar se agjenda parlamentare është në dispozicion të plotë të çdo nisme ligjore që vjen nga ky proces.

-Advertisement-

Ja postimi i plotë:

Dekadën e re të pavarësisë, Kosova po e nisë me rishikim funksional të sistemit të drejtësisë, për një gjeneratë të re gjykatësish e prokurorësh që reflektojnë zhvillimin demokratik të shoqërisë sonë. Si kryetar i Kuvendit, dëshiroj të shprehë gatishmërinë e plotë, se agjenda parlamentare do të jetë në dispozicion të plotë të çdo nisme ligjore që vjen si rezultat i këtij procesi. /INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera