Lajme

Veseli për mediat gjermane: Jo ndarje dhe jo asociacion me kompetenca ekzekutive

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 22 September 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për mediat gjermane rreth dialogut me Serbinë dhe qëndrimit të tij për zgjidhjen finale të mundshme.

Veseli për radion shtetërore gjermane Deutchlandfunk ka thënë se nuk do të ketë ndarje dhe shkëmbim territoresh dhe në asnjë mënyrë as asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive.

Veseli deklaron se kërkesa e Kosovës për Luginën e Preshevës lidhet me respektimin e të drejtave të tyre, ashtu siç kanë serbët të drejta në Kosovë. “Nuk do të ketë ndarje, dhe nuk do të ketë asociacion të me pushtet ekzekutiv”, ka deklaruar Veseli. “Serbia si një vend i pavarur duhet të bëjë më shumë përpjekje për të respektuar komunitetin shqiptar atje”, shton ai.

-Advertisement-

Ai ka thënë se Kosova po punon dhe do të punojë që të integrohen sa më shumë të gjitha komunitetet në Kosovë. “Përkundrazi, do të punojmë edhe më shumë për të integruar komunitetet tona, serbët dhe komunitetet tjera.

Ndarja nuk është një opsion për Kosovën”, ka thënë ai. Sipas kësaj radioje, qëndrimi i Veselit është në linjë me qëndrimin e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila ka folur menjëherë dhe qartë kundër planeve të ndarjes.

“Ne duam të integrohemi në komunitetin evropian dhe në NATO, dhe në këtë kuptim roli gjerman është shumë i rëndësishëm për ne si Kosovë”, ka shtuar me tej Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera