Lajme

Veseli për kufijtë: Nuk kemi çka japim, nuk duam të marrim

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 12 September 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë takimit të tij me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thene se Kosova nuk ka çfarë të jap për shkembim të territoreve dhe as nuk e parasheh që të marr diçka.

“Kosova nuk ka çfarë të jap, Kosova nuk dëshiron as të marr diçka nga të tjerët. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ka territorin e vet, Kosova do angazhohet fuqishëm për të drejtat e shqiptarëve kudo që janë në botë, përfshirë edhe Luginën e Preshevës, Medvegjën dhe Bujanocin”, tha ai.

Sipas tij, po punohet për stabilitetin e Ballkanit dhe nuk kanë pretendime regjionale askund. Ai rikujtoi se në Luginë nuk arrijnë as abetaret shqipe e le më shumë. Për këtë Veseli tha se do të angazhohet për të drejtat e tyre

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera