Lajme

Veseli për gratë: Ka shumë paragjykime në Kosovë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 26 April 2017

Në një konferencë me temën “Roli i Gruas në zhvillim ekonomik”, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se në Kosovë ka shumë paragjykime dhe se ka shumë për t`u bërë në këtë drejtim.

“Kohëve të fundit ka një angazhim më të madh të grave në shoqërinë tonë. Ka shumë në Kosovë për t`u bërë, ka paragjykime. Aktualisht Kosova ka një legjislacion që u jep të drejta të barabarta grave. Kryetare gra kemi pak, por ministre kemi që nga une janë bërë kryetare. Dy ministre janë, ajo e Integrimeve dhe e Drejtësisë”, ka thënë Veseli, raporton Indeksonline.

Ai ka shtuar se gjatë një vizite në Emiratet e Bashkuara Arabe ka vërejtur se nga 40 deputetë ka vetëm 8 gra, si dhe kryetarja./Indeksonline/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera