Lajme

Veseli: Për demarkacionin të bisedojmë me palën malazeze

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 22 May 2017

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha se kërkohet nisje nga fillimi me palën zyrtare malazeze për çështjen e demarkimit të kufirit Kosovë-Mal i Zi, duke zhvilluar bisedime me ta menjëherë pas 11 qershorit, për ta intensifikuar këtë proces brenda tre muajve të parë.

“Është e vërtet se ne kemi pasur mos pajtueshmëri në konceptin e tejkalimit të kësaj situate për çështjen e demarkimit, por ajo çka është kryesore ne do të punojmë intensivisht menjëherë pas 11 qershorit me palën malazeze. Të ulemi bashkërisht, sepse nuk humbim shumë kohë nëse ulemi edhe një herë e bisedojmë saktë se cilat janë pretendimet e palës malazeze dhe të tonat, në mënyrë që ta kemi vijën kufitare. Unë jam shumë i sigurt se brenda tre muajve do të intensifikojmë përpjekjet tona”, theksoi Veseli, sot pasdite gjatë një takimi me përfaqësuesit e bizneseve në fabrikën e mobileve “Bini” në Vushtrri, transmeton Kosovapress.

Veseli ka thënë se bashkimi i koalicionit PDK-AAK-NISMA do të jetë mjaft i suksesshëm, kurs, liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt.

-Advertisement-

Ai shtoi se ka hequr dorë nga karriga e kryeministrit, por jo edhe nga platforma ekonomike dhe e zhvillimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera