Lajme

Veseli paradite i shkon në konak Thaçit, pasdite e sulmon

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 29 September 2018

Paradite i shkon në ‘konak’ , pasdite e sulmon atë.

Këto veprime i bëri të shtunën kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan gazeta inFokus.

Derisa në mëngjes Veseli ka vizituar shtëpinë e presidentit, Hashim Thaçi dhe ka lavdëruar ‘konakun’ e tij pasdite ai ka kritikuar vizitën e Thaçit në veri të Kosovës.

-Advertisement-

“Për një kafe në konakun e Bacës Haxhi në Burojë. Një ditë kur do të shkruhet historia e vërtetë e lirisë së Kosovës, ky konak do të jetë faqe e ndritur e saj.”, ka shkruar Veseli në mëngjes.

Ndërsa pasdite ka shkruar “Një gjë duhet ta ketë të qartë secili: Kosova, sovraniteti i saj, integriteti i saj territorial, kufijtë e saj, veriu i saj, nuk mbrohen me demonstrime të rrejshme patriotike kundër njeri tjetrit. Duhet të marrë fund kjo politikë e mbrapshtë, që prodhon situata manipuluese dhe të rrezikshme për vendin, të tilla si të ditës së sotme.”./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera