Lajme

Veseli: Organet e drejtësisë të zbardhin sa më shpejt vrasjen e Ivanoviqit

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 16 January 2018

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka dënuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Veseli përmes një reagimi ka thënë se organet e drejtësisë duhet që sa më shpejt të zbardhin këtë rast.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dënon vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, si dhe ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

-Advertisement-

Kryeparlamentari Veseli beson se organet e drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore që ky rast i rëndë të zbardhet sa më shpejtë dhe që autorët e krimit të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e dërguar nga Zyra e kryeparlamentarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera