Lajme

Veseli nuk tregon qartë se a do ta mbështes rrëzimin e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 05 May 2017

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se të mërkurën do të mbahet seancë në orën 10:00. Kjo seancë do të mbahet me vetëm një pikë të rendit të ditës, atë votimin për mocionin e opozitës.

Kryeparlamentari ka thënë se do të vazhdojë komunikimin me partnerin e koalicionit.

“Ajo që mund të them është se gjendja në Kosovë nuk është e kënaqshme”, ka thënë Veseli, derisa ka shtuar se nuk është opozita ajo që mund t’i jep fund koalicionit qeveritar, “por ne kemi obligime ndaj qytetarëve”, raporton Gazeta Express.

-Advertisement-

“Duhet vendimmarrje në mënyrë që të përmirësohet gjendja. Ka një pakënaqësi të qytetarëve me mungesën e vendimmarrjes, njerëzit duan progres, dhe nuk janë të interesuar për kolltukët tona”, ka thënë Veseli.

Ai ka treguar se ka disa javë që janë në komunikim intenziv me partnerët e koalicionit, “ku kemi bartur edhe qëndrimet tona. Ky vend duhet lëvizur dhe ecur përpara. Këtyre qytetarëve u duhet progres”, ka thënë ai.

Veseli krejt në fund tha se “ajo që është më e rëndësishmja është se të mos krijohen kriza, duke marrur shembull gjendjen në Maqedoni”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera