Sport

Veseli niset drejt klubit turk

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 04 August 2019

Frederik Veseli ka vendosur që t’i japë lamtumirën futbollit italian, duke u larguar nga Empoli edhe pse kishte kontratë për dy sezonet e ardhshme me klubin italian.

Destinacioni i radhës i mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare do të jetë Turqia.

Mungon vetëm zyrtarizmi, por lojtari ka gjetur akordin me klubin turk të Denizlispor dhe do të vazhdojë atje karrierën e tij.

-Advertisement-

Nga përtej Adriatikut bëhet e ditur se marrëveshja mes palëve është arritur dhe se Veseli do të prezantohet këto ditë në klubin e tij të ri.

Denizlispor është një skuadër e cila në vitin e fundit është ngjitur nga kategoria e dytë turke në elitën e futbollit dhe dëshiron që të mos rrezikojë rënien e të lërë menjëherë shenjë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera