Veseli: Nga sot fillon Dekada e Re për PDK-në dhe Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 08 July 2018
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha të dielën para mijëra të rinjve që i janë bashkuar PDK-së për Dekadën e Re, se nga sot po fillon jetësimi i platformës politike e cila do ta transformojë dhe fuqizojë PDK-në dhe Kosovën.
Ai tha se në tre muajt e fundit, ka udhëtuar në çdo vend të Kosovës, ka takuar me mijëra vajza e djem në fshatrat dhe qytetet e saj për të dëgjuar idetë e të rinjve për qytetin e tyre, për shkollën, familjen, shtetin dhe shoqërinë.
“I kam dëgjuar ëndrrat dhe shpresat e tyre për të ardhmen. Dhe, kam marrë besimin e tyre – për t’i bërë agjendë shtetërore idetë e tyre. Të rinjtë e Kosovës i besojnë Partisë Demokratike dhe duan të jenë pjesë e saj. Ata janë sot me ne! ATA JANË VETË PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS NË DEKADËN E RE”, tha kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Fjalimi i plotë i liderit të PDK-së, Kadri Veseli:
Dje ishte një ditë e mrekullueshme për të gjithë ne! Një ditë Shprese – Besimi për rininë e Kosovës. Për të gjithë qytetarët.
Për shtetin tonë të pavarur e sovran.
Mijëra vajza e djem, të bashkuar në Rininë Demokratike të Kosovës, po nisin rrugëtimin e ri.
Po nisin përkushtimin e ri për vendin.
Po nisin Dekadën e Re. Rinia Demokratike e Kosovës po RRITET fuqishëm!
JU JENI TË PARËT. MË TË MIRËT.
JU JENI E TASHMJA DHE E ARDHMJA E PARTISË DEMOKRATIKE DHE E KOSOVËS.
Urime Donjet Bislimit, si Kryetar i Rinisë Demokratike dhe Këshillit të Ri Drejtues, dhe faleminderit Shpresës e Andinit, si dhe gjithë strukturës rinore.
Të nderuar simpatizantë e mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës,
Në tre muajt e fundit, kam udhëtuar në çdo vend të Kosovës. Kam takuar me mijëra vajza e djem në fshatrat dhe qytetet e saj. Ishte një përvojë e jashtëzakonshme për mua.
Kam dëgjuar idetë e të rinjve për qytetin e tyre, për shkollën, familjen, shtetin dhe shoqërinë. I kam dëgjuar ëndrrat dhe shpresat e tyre për të ardhmen. Dhe, kam marrë besimin e tyre – për t’i bërë agjendë shtetërore idetë e tyre.
Të rinjtë e Kosovës i besojnë Partisë Demokratike dhe duan të jenë pjesë e saj.
Ata janë sot me ne! ATA JANË VETË PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS NË DEKADËN E RE.
E dashur Rini,
Në dy dekadat e fundit, Kosova ka bërë progres të madh. Askush s’do ta besonte. Por, ky është fakt i pamohueshëm. Atdheu ynë është i lirë dhe shtëpi e sigurt për secilin qytetar.
Kemi modernizuar vendin. Kemi ndërtuar infrastrukturën më bashkëkohore në rajon dhe kemi ngritur pagat për çdo kategori.
Njerëzit tanë jetojnë më mirë.
Ky ndryshim i madh mban vulën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Dhe, secili nga ne duhet të ndjehet krenar për këtë.
Por, a është kjo e tëra që mund të bëjmë?
Natyrisht, jo!
Partia Demokratike është gatshme për të bërë edhe më shumë për Kosovën. Dhe, ne do ta bëjmë këtë! Nuk do të ndalemi. Do ta mposhtim çdo sfidë. Me guxim dhe vendosmëri. Ky është identiteti dhe zotimi ynë.
E dashur Rini,
Struktura drejtuese të Partisë Demokratike të Kosovës,
Një vit më parë, ne morëm një mesazh nga qytetarët. Se duhet të ndryshojmë edhe ne. Se nuk mjafton veç të fitohet lufta, të shpallet pavarësia, të vihen themelet e shtetit modern. Se PDK duhet ta ndërtojë një shtet edhe më të mirë për të punuar dhe jetuar në të.
Ndërtimi i shtetit nuk mund të bëhet për një ditë. Nuk mund të bëhet për një vit. Madje, as për një dekadë.
Të gjithë e dimë se ende kemi sfida.
Kemi mundur ta injorojmë mesazhin që morëm nga qytetarët. Por, në vend të kësaj, kemi vendosur ta dëgjojmë zërin e tyre.
Sepse, PDK është krijuar për t’i shërbyer Kosovës dhe qytetarëve të saj. Dhe, kurdo që Kosova thërret – PDK është aty.
Sepse, PDK dhe Kosova janë NJË!
E dashur rini,
Ja ku jemi, duke e ndërtuar një PDK të Re.
Një PDK të Re, me më shumë njerëz të rinj në ballë të saj. Një PDK me më shumë gra në krye të saj.
Një PDK të Re, me ata që 19 vjet e mbajtën të fortë, krenare e fitimtare PDK-në dhe kurrë nuk u ndalën.
Një PDK me intelektualë, luftëtarë të denjë që ishin të gatshëm t’i ofronin çdo gjë lirisë dhe vendit, me ndërmarrës, inovatorë, minatorë, mjekë, mësimdhënës, punëtorë e bujq.
Një PDK të Re, që do t’i trajtojë të gjithë njësoj.
Të gjithë ju që keni ardhur sot këtu, që jeni zgjedhur në krye strukturave rinore, do ta ndërtoni Dekadën e Re në Kosovë. Ne do të rritemi dhe do të zhvillohemi bashkë me Kosovën.
E nderuar Rini,
I kuptojmë qytetarët kur ankohen për korrupsion dhe nepotizëm. Është e vërtetë që ka të rinj të papunë, mjekë dhe inxhinierë, juristë dhe ekonomistë, e profile të tjera.
Nuk janë pak ata që mendojnë se sot në Kosovë nuk ka shanse të barabarta, se nuk respektohet konkurrenca e meritave profesionale për një vend pune.
Kjo ka lënduar shpresat e shumë të tjerëve që mendojnë të largohen nga Kosova. Ne nuk guxojmë t’i mbyllim sytë përpara kësaj situate.
Ne do t’i përgjigjemi asaj.
Partia Demokratike e Kosovës, në Dekadën e Re, është duke iu përgjigjur asaj. Me tërë strukturat e veta. Me rininë e saj. Me atdhedashurinë e dëshmuar në ditët e lavdishme të çlirimit dhe ndërtimit të shtetit. Askush nuk mund të na ndalë.
Sepse, ne e duam këtë vend.
Bashkë me mijëra djem e vajza që i janë bashkuar Rinisë Demokratike, NE KEMI VENDOSUR:
– Dekada e Re e Pavarësisë do të jetë dekada e të rinjve.
– Dekada e lidershipit të tyre inovativ.
– Dekada e besimit – në veten dhe shtetin, në atë që jemi, çfarë përfaqësojmë dhe çfarë synojmë të arrijmë.
– Dekada e ndërmarrësisë dhe zhvillimit ekonomik.
– Dekada e shanseve të barabarta për të gjithë.
– Dekada e fuqizimit të demokracisë dhe integrimit euro-atlantik.
KY ËSHTË VIZIONI I PARTISË DEMOKRATIKE. Për të rinjtë e Kosovës. Për Kosovën.
Të tjera
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...