Veseli: Nga dje Kosova merr një rrugëtim të ri

Autori: Gazeta inFokus
14:21 | 11 May 2017
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar të mërkurën se partia që ai drejton është e gatshme të marrë përgjegjësi, e bindur se vendi mund të ecë përpara, ndërsa qeverisja e udhëhequr nga Isa Mustafa nuk ka intensifikuar përpjekjen për vendimmarrje është parë e arsyeshme që të dëgjohej vullneti i qytetarëve.
Ai këto komente i bëri gjatë një vizite që i bëri çerdhes “Mollëkuqja” në Prishtinë, së bashku me Arbana Xharrën, e cila para pak ditsh aderoi në Partinë Demokratike të Kosovës.
I pari i PDK-së me këtë rast foli për situatën politike, pas rënies së Qeverisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, duke thënë se vendi nga dje merr një rrugëtim të ri.
“Nga dje Kosova merr një rrugëtim të ri. Kam menduar që më e mira që mund të bëj të mos mendoj vetëm për veten, por dhe për qytetarët. Duke parë dëshirën e tyre për ndryshim dhe se qeverisja e udhëhequr nga Mustafa nuk e intensifikonte përpjekjen për vendimmarrje, e pamë të arsyeshme ta dëgjojmë vullnetin e qytetarëve. Tani hapet perspektiva e re. Ka dhe të atillë që synojnë të shembin gjithçka. Në këto rrethana PDK është e gatshme të marrë përgjegjësi, e bindur se vendi mund të ecë përpara”, është shprehur kryetari Veseli.
Duke përkujtuar se pa fuqizimin e grave dhe të rinjve nuk mund të ketë zhvillim të fuqishëm ekonomik në Kosovë, Veseli tha se vendi i nevojitet një fillim i ri për të mirën e qytetarëve dhe perspektivës së tyre.
“Jam në një ambient të veçantë si baba i katër fëmijëve të cilët kanë qenë në çerdhe. Institucioni parashkollor është i rëndësishëm. Investimi më i garantuar është në edukimin e fëmijëve, të krijojmë fëmijë që janë të përgatitur t’i përballojmë sfidat e konkurrencës globale”, ka thënë ai.
Nga ana e saj, Arbana Xharra, ka folur për rëndësinë e çerdheve për edukimin e fëmijëve.
“Të provojmë të punojmë me nder. Kopshti ka shumë rëndësi, se ne duar të kujt i lënë fëmijët. Duhet të merreni seriozisht me fëmijët”, është shprehur ajo.

Të tjera
-
Macron viziton Kinën javën e ardhshme: Mesazhi për Xi Jinping do të jetë i qartë
Presidenti francez, Emmanuel Macron do të udhëtojë në Kinë javën e ardhshme p...
-
Përfundon në pranga kreu i grupit shqiptar të drogës në Itali
Autoritetet e policisë në Pordenone kanë arrestuar atë që dyshohet si drejtue...
-
Viktima dhe shkatërrime nga stuhitë e fuqishme në ShBA
Stuhitë e forta plagosën dhjetra persona, lane të bllokuar dhjetra banorë në ...
-
Ukraina porosit 100 automjete të blinduara nga Polonia
Ukraina ka porositur 100 automjete të blinduara me shumë qëllime Rosomak, të ...
-
Motra e Kim Jong Un akuzon Ukrainën se po kërkon armë bërthamore
Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka akuzuar Ukrainën se po k...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor “Iron Mike”
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ushtrimi fushor “Iron Mike”, i cil...
-
Arrestohet një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje
Është arrestuar një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje. Policia ka b...
-
Gjykata kërkon ekspertizë psikiatrike për Dardan Krivaqën, reagon ashpër familja e Marigona Osmanit
Gjykata Themelore e Ferizajt ka kërkuar që të dyshuarit kryesor për vrasjen e...
-
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, “mund të shkelet parimi i gjykimit brenda afatit të arsyeshëm”
Proces i gjatë gjyqësor pritet nga e hëna në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Ç...
-
Para nisjes së gjyqit, Rama për Thaçin: Vetë Biden e cilësoi si Washingtoni i Kosovës
Ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët të hënën do të dalin përpara gjyqit në Hag...
-
Osmani përkujton 24-vjetorin e masakrës së Lubeniqit: Drejtësi për viktimat
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin ...
-
Kontributi i grave shqiptare për vendin vlerësohet shumë i rëndësishëm
Për të dytin vit me radhë është mbajtur tribuna tradicionale “Gruaja, bazamen...