Lajme

Veseli: Nëse frikacakët ikin nga përgjegjësia, vendi shkon shpejt në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 27 January 2020

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, deklaroi sonte se nëse frikacakët, siç i ka quajtur ai VV-në, dështojnë të marin përgjegjësi, vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të reja.

Veseli tha se qytetarët nuk meritojnë të maltretohen tash e sa muaj për interesa personale të ngushta.

“Me këto veprime të ulëta këta frikacakë po e dëmtojnë Kosovën e po e forcojnë Serbinë. E ne nuk do ti lejojmë ta shkatërrojnë vendin për interesat e tyre”, tha ndër të tjera Veseli.

-Advertisement-

Ai tha se në këtë situatë delikate për vendin, ka kërkuar nga ministri i ri i Financave që në buchetinne ri të dyfishoj buchetin për armatim të ushtrisë së Kosovës si dhe atë për Policinë e Kosocës, në mënyrë që vendi të rrisë sigurinë edhe më shumë.

“Duhet me pasë guxim, duhet me marrë përgjegjësi, duhet me pasë moral me i shërby vendit dhe shtetit tënd. Jam sot në dy dekadëshin e Rinisë së PDK-së, falënderoj të gjithë ata të rinj e të reja që sollën fitore për shumë vite. I kena pasë lodhë tjerët, u bojshin tonë bashkë me na mujtë, e PDK ka qenë partia që i ka dhënë më së shumti rinisë.

Krenar me sukseset për jetë por edhe reflektues aty ku kemi pasë lëshime e gabime, që të ecim përpara.

Kjo cka po ndodhë këto ditë, është reflektim jo pozitiv, është fati i asaj çka po manifestohet është më tepër shqetësuese, ajo që po përcohet cka mund të ndodhë në shtetin tonë të pavarur e sovran. Populli ka folur, e kanë për obligim të marrin përgjegjësitë që kanë, cikli demokratik do të ecë përpara, me këtë mentalitet këta njerëz po e rrënojnë shtetin tonë, po e forcojnë Serbinë, ky është mallkim që do ta marrin ata si përgjegjësi.

Po e shoh se po vonohemi, buxheti në Kuvend është moment delikat”, tha Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera