Lajme

Veseli në Has, premton se do të investojë në dije për një shtet të zhvilluar

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 12 May 2017

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në përurimin e shkollës së re fillore në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit, që mban emrin e dëshmorit Zenun Çoçaj.

Nxënësit the personeli arsimor e kanë falënderuar Kryetarin Veseli për kujdesin e treguar për zonën e Hasit që nga lufta çlirimtare e deri më tash.

“Nuk ka më mirë sesa të investosh në Has, pasi hasjanët janë më mirënjohësit. Hasi ka qenë shtëpia e parë UÇK-së. Është e domosdoshme të investosh në dije, pasi nuk mund të kesh një shtet të zhvilluar ekonomikisht pa dije”, tha Veseli.

-Advertisement-

Ai premtoi se brenda gjashtë muajve në Has do të ndërtohet edhe një qendër sportive, e cila, sipas tij, është shumë e nevojshme për të rinjtë e Hasit.

Fushata e partive tashmë ka filluar pas vendi pritet që të shkojë në zgjedhje më 11 qershor. Ndërkaq Kadri Veseli po e synon postin e Kryeministrit. Kujtojmë se Qeveria u rrëzua të mërkurën në Parlamenta nga mocioni i opozitës i përkrahur edhe nga PDK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera