Lajme

Veseli në Podujevë: Serbia mendon natë e ditë ta cenojë Kosovën, atë ka kush ta ndalë!

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 06 June 2017

Në një tubim në Podujevë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se Fillimi i Ri është një fuqizim i shtetit të Kosovës. Ai tha se Serbia natë dhe ditë punon që ta cenoj shtetin e Kosovës dhe atë, tha ai, mund ta ndalin vetëm ata që e kanë ndalë dhe thyer në vitin 1999 me luftën clirimtare.

Kosova, dekalroi Veseli, ka nevojë dhe duhet që të jetë krenare me vetën dhe simbolet e veta. Duke shpalsour më tutje platformen e Fillimit të Ri, Veseli tha se me qeverisjen e re Kosova do të ketë prodhim dhe do të ulë importet.

Fillimi i Ri, potencoi ai, nënkupton fuqizim të grave dhe rinisë në jetën institucionale por edhe në ndermarrësi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera