Lajme

Veseli në BIK: Duajeni dhe ndihmoni më shumë njëri-tjetrin

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 25 June 2017

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, për nder të festës së Fitër Bajramit, ku ka uruar myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë qytetarët për këtë festë.

Kreu i Kuvendit tha se Festa e Fiter Bajramit përçon mesazhin e paqes dhe dashurisë, ndërsa ka ftuar qytetarët që t’i ndihmojnë më shumë njëri-tjetrit.

“Me fat Bajrami të gjithë besimtarëve mysliman, të gjithë atyre që besojnë tek Zoti, te mirësia, te dashamirësia dhe tek afrimi me njëri-tjetrin. Kjo është një ditë e madhe, një ditë e veçantë, një ditë e përmendjes, mëshirës dhe bamirësisë. Kisha ftuar të gjithë qytetarët, ta ndihmoni njëri-tjetrin, të qëndroni më afër njëri-tjetrit dhe dojeni më shumë njëri –tjetrin, sepse kështu në mënyrë më të mirë ecë edhe vendi ynë përpara”, tha Veseli.

-Advertisement-

Kryeparlamentari Veseli tha se në këtë festë, të gjithë duhet të kujtojnë edhe heronjtë e lirisë dhe ata që nuk gjenden në mesin tonë.

“Në këtë ditë veçantë duhet të mendojmë edhe për të gjithë ata njerëz që nuk i kemi në mesin tonë, në rend të parë për heronjtë e lirisë, për martirët e lirisë, për të gjithë ata që i kemi humbur në periudhën më të rëndë të luftës tonë për liri dhe në të njëjtën kohë, edhe për bashkfamiljarët tanë që janë ndarë nga jeta në periudhën e paqes, të cilën e jetojmë çdo ditë”, tha Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera