Lajme

Veseli: Me fondet e kursyera prej çrrënjosjes së korrupsionit do fuqizojmë ekonomikisht gratë

Autori: Halil Berisha 21:59 | 14 September 2019

Kadri Veseli, kandidat i PDK-së, për kryeministër të Kosovës, gjatë kësaj të shtune ka qëndruar në qytetin e Gjilanit.

Aty, Veseli është takuar nga qindra vajza e gra, e me të cilat ka diskutuar për vizionin e qeverisjes së tij për rolin e fuqizimin e gruar përmes mbështjetjes institucionale.

Kryetari i PDK-së, tha që partia e tij do të vazhdoj të përmirësoj pozicionin e grave e vajzave në shoqëri duke rritur pjesëmarrjen e tyre në vendim-marrje, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“I falënderova gratë dhe vajzat aktiviste të PDK-së në Gjilan që i janë bashkuar luftës sime kundër korrupsionit. Në mandatin e ardhshëm, PDK-ja do të vazhdojë që ta përmirësojë pozicionin e grave dhe vajzave në shoqëri duke rritur pjesëmarrjen e tyre në vendim-marrje. Ne do ta luftojmë pa kompromis nepotizmin në mënyrë që të hapim sa më shumë shanse të barabarta për rininë dhe gratë. Me paratë që do të kursejmë prej çrrënjosjes së korrupsionit ne do të financojmë më shumë politika të veçanta inkurajuese për të fuqizuar ekonomisht gratë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera