Lajme

Veseli: Me djemtë tanë të mrekullueshëm, që gjithmonë na bëjnë krenarë

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 17 November 2019

Loja në stadiumin “Fadil Vokrri” është duke u zhvilluar, e as kësaj radhe në stadium nuk mungoj Kadri Veseli, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës që ta shikonte ndeshjen nga afër.

Prezenca e tij u bë e ditur nga vetë Veseli i cili përmes një postimi në rrjetin social facebook, u ka ofruar mbështetje dhe kurajo lojtarëve të kombëtarës tonë, shkruan gazeta inFokus.

“Me djemtë tanë të mrekullueshëm, që gjithmonë na bëjnë krenarë. Festë e jashtëzakonshme në “Fadil Vokrri””, ka shkruar Veseli në facebook./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera