Lajme

Veseli, Lladrovci e Gashi luajnë futboll në vendin ku do të ndërtohet Stadiumi Kombëtar (Foto) 

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 08 August 2018

Në vendin do do të ndërtohet Stadiumi Kombëtar i Kosovës të mërkurën i pari i Kuvendit dhe kryetarin e Drenasit dhe ministrin e Kulturës luajtën futboll, shkruan gazeta inFokus. 

Veseli bashkë me Lladrovcn e Gashin i bënë vizitë vendit, shkruan gazeta inFokus. 

Ministri, Kujtim Gashi përmes një postimi në facebook bëri të ditur se në thirrjen e MKRS-së kanë konkurruar kompani prestigjioze. 

-Advertisement-

“Me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci vizituam lokacionin ku do të ndërtohet Stadiumi Kombëtar i Kosovës. Në thirrjen e MKRS-së për fizibilitetin e projektit të Stadiumit, kanë konkurruar kompani prestigjioze që kanë hartuar projekte të stadiumeve ndërkombëtare dhe është një fat i mirë që në thirrjen tonë për hartim të projektit kemi pasur kompani të specializuara e të dëshmuara ndërkombëtarisht., ka shkruar Gashi. 

Ai madje ka bërë të ditur se stadiumi do të ketë nga 25 – 30 mijë ulëse dhe do të  i rrethuar edhe me infrastrukturë të nevojshme përcjellëse. 

“ Ministria pas përfundimit të procedurave ligjore do të përzgjedh njërin nga projektet më të mira që do ta hartojnë kompanitë dhe të njëjtin do ta prezantojmë para publikut se si do të duket Stadiumi Kombëtar, i cili do të ketë kapacitet nga 25 – 30 mijë ulëse do të jetë i rrethuar edhe me infrastrukturë të nevojshme përcjellëse. Falënderova kryetarin e Kuvendit Veseli dhe atë të Drenasit, Lladrovci, për interesimin dhe gatishmërinë e treguar për jetësimin e këtij projekti kapital, i cili është më i madhi në historinë e Kosovës.”, ka përfunduar Gashi./inFokus 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera