Lajme

Veseli: Liberalizimi i vizave është bllokuar

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 08 May 2017

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Vesli, ka thënë se  liberalizimi i vizave është bllokuar.

Veseli ka thënë gjithashtu se si është evidente mungesa e vendim-marrjës dhe si kryetar i partisë më të madhe në vend o të punoj për ofrimin e kushteve më të mira për qytetarë, transmeton infokusi.com

Postimin e plotë të Veselit bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë :

-Advertisement-

“Është evidente mungesa e vendim-marrjes. Liberalizimi i vizave është bllokuar, ndërsa punësimi vazhdon të jetë problemi kryesor në vend. Sot, vazhdojmë të jemi shteti i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave.

Kosova është në prag të 18 vjetorit të çlirimit, dhe ende pa i mbushur 10 vjet pavarësi, është në rrugë të drejtë, por ende larg asaj që meriton dhe ka mundësi. Nuk mund të arsyetohemi më tutje se jemi ende të rinj si shtet. Ka kaluar koha e frazave dhe deklaratave që tingëllojnë bukur. Është koha për punë konkrete.

Gjithë çfarë po dëgjojmë nga qytetarët është lëvizja para, me përmirësimin e jetës së tyre. Ka ankesa, ka pakënaqësi. Ne nuk guxojmë të jemi të shurdhër ndaj tyre. Do të ishte gabim. Duhet t’i japim fund stagnimit, e po ashtu edhe izolimit.

Dua t’i siguroj qytetarët e Kosovës, si kryetar i partisë më të madhe në vend, se Kosova do të ketë një të ardhme të mirë, se vendimet do të merren vetëm për qytetarët dhe për ndryshimin dhe përmirësimin e jetës së tyre.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera