Lajme

Veseli lavdëron Mogherinin, flet edhe për dialogun me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 19 December 2018

Veseli në një konferencë për media tha se qytetarët duhet të jenë të sigurtë që të gjithë përfaqësuesit e Kosovës kanë një qëllim të qartë, që Serbia ta njeh shtetin e Kosovës dhe vendi ynë të marrë ulësen në organizatën e kombeve të bashkuara.

“Presidenti Thaçi është president legjitim i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës me votat e dy të tretave të deputetëve. Bartësit e institucioneve e kanë obligim kushtetues të jenë pjesë e këtij procesi, jemi tërësisht në proces të dialogut tërë drejtuesit e institucioneve, për më shumë, për hir të opozitës, ne kemi krijuar edhe këtë delegacionin shtetëror ku është pozita dhe opozita”, tha ai.

Veseli është pyetur edhe për liberalizimin e vizave dhe marrëdhëniet e Haradinajt me Mohgerinin.

-Advertisement-

“Kosova do ta ketë Kosovën, mjaft është tkurr dhe nuk do të tkurret më shumë. Në aspektin e raporteve të Bashkimit Evropian. Zonja Mohgerini ka kryer një punë të shkëlqyer, nuk është mirë të krijohet me individë. Ajo ka kryer një punë të shkëlqyer për çështjen e liberalizimit të vizave “ka thënë ai.

Veseli tha se Kosova do të forcohet çdo ditë e më shumë dhe Serbia do të na njoh sepse ky është vullnet i qytetarëve./Gazeta inFokus./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera