Veseli: Kjo do të jetë dekada e të rinjëve
Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 02 June 2018
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike në Mitrovicë për të ndjekur nga afër procesin zgjedhor që po zhvillohet në kuadër të PDK-së.
“Nga sot fillon rrugëtimin e vet Dekada e Re. Sot fillon Dekada e re për transformim e modernizim, fillon dekada e fuqizimit më të madh për rininë, për PDK-në. Rinia jonë duhet të mendojë dhe të angazhohet në vendin e vet. Kjo është ajo që duhet ta bëjmë në dekadën e dytë të pavarësisë, në dekadën e re të lirisë sonë, në dekadën e besimit, zhvillimit dhe integrimit”, tha Veseli.
Lideri i PDK-së theksoi se në procesin e deritashëm zgjedhor të Rinisë Demokratike, kanë marrë pjesë mbi 20 mijë të rinj, ndërsa shtoi se gjatë procesit zgjedhor, edhe mijëra të rinj po i bashkohem vizionit të ri të PDK-së në dekadën e de.
“Dekada e dytë e pavarësisë së Kosovës do të jetë dekada e të rinjve. Dekada e lidershipit të tyre në sfidat e zhvillimit ekonomik, fuqizimit të demokracisë dhe përshpejtimit të agjendës së integrimit euro-atlantik. Ky është koncepti dhe vizioni i ri i Partisë Demokratike për të rinjtë e Kosovës. Ne synojmë një qasje plotësisht të re në përfshirjen e të rinjve në politikë, duke ruajtur njëkohësisht traditën e mirë që kemi ndërtuar si parti në krijimin e hapësirës politike për angazhimin e të rinjve. Rinia do të jetë mekanizmi kryesor i ndryshimit të partisë dhe të vendit”, tha Veseli.
Ai kujtoi se PDK që nga themelimi e deri tani vazhdimisht i ka dhënë hapësirë të madhe Rinisë Demokratike.
“Nuk ka parti politike shqiptare që u jep më shumë hapësirë rinisë sesa Partia Demokratike e Kosovës. Shikoni ministrat tanë të rinj, shefin e Grupit Parlamentar në Mitrovicë, po ashtu shefin e Grupit Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, të gjithë vijnë nga Rinia Demokratike. Këtë e kemi bërë sepse ne besojmë tek rinia, tek vizioni i të rinjve sepse të rinjtë kanë shpirt inovatorë”, tha kreu i PDK-së para qindra të rinjve mitrovicas.
Të tjera
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...