Lajme

Veseli: Kalimi i ligjit për Gjuhën Shqipe do të kontribuojë në formimin e demokracisë

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 11 January 2018

Pak më parë Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar ligjin për Gjuhën Shqipe.

Këtij vendimi i është gëzuar edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se miratimi i këtij ligji do t’i kontribuojë forcimit të demokracisë, barazisë dhe harmonisë etnike në këtë shtet.

-Advertisement-

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

“Përgëzoj Kuvendin e Maqedonisë dhe gjithë bashkëkombësit tanë për votimin e ligjit për gjuhën shqipe. Ky është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e të drejtave legjitime të popullit shqiptar në Maqedoni dhe do t’i kontribuojë forcimit të demokracisë, barazisë dhe harmonisë etnike në këtë shtet. Po ashtu, kalimi i këtij ligji përbën një arritje të madhe në realizimin e plotë të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe nga standardet e kërkuara në kuadër të integrimit evropian”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera