Veseli: Jemi të vendosur për fillimin e ri. Haradinaj: Atë ditë që e nisi punën mund të thuani “Bac u kry”!
Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 20 May 2017
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj të cilët po bashkëbisedojnë më qytetarë të Komunës së Rahovecit, u shprehen të bindur para tyre se do të dalin fitues të zgjedhjeve të 11 qershorit dhe se do të punojnë në të mirë të vendit.
I pari që mori fjalën në këtë bashkëbisedim që po mbahet në në fabrikën “Osa Termosistem” në Rahovec, ishte Veseli i cili tha se së bashku me Haradinajn janë të vendosur që vendit t’ia sjellin fillimin e ri.
“Ne jemi koalicion i lirisë dhe sovranitetit, nuk jemi as i luftës as i paraluftës. Lufta ka qenë sakrificë e secilit qytetarë dhe jemi të vendosur që bashkërisht t’i bashkojmë edhe qytetarët tanë drejt Fillimit të Ri për Kosovën“, tha Veseli.
Më tej, ai shtroi çështjen e fituesit të zgjdhjeve të 11 qershorit, për të cilat tha se qytetari ka dy alternativa të ndryshme për të ju dhënë mbështetje. Sipas Veselit, është ajo e cila do të punoi për interesa të vendit “alternativa për mua dhe Ramushin”, siç u shpreh ai, si dhe alternativa tjetër ” e cila dëshiron ta shkatërroi Kosovën”, u shpreh kreu i PDK-së duke aluduar tek partitë tjera që do të garojnë në zgjedhjet parakohshme parlamentare.
Në përfundim të fjalimit të tij para qytetarëve, Veseli uroi fitorën e zgjedhjeve të 11 qershorit duke thënë se “e kemi një shtet që është i shenjtë për ne dhe ne do ta mbrojmë atë.”
Ndërsa lideri i AAK-së, Haradinaj i cili është kandidat për kryeministër të Kosovës, tha se me të fituar zgjedhjet do të punojnë në atë mënyrë që të arrijnë të sigurojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit.
“Ne duhet të jemi të qartë, kush na njeh duhet ta njohim, kush nuk na njeh nuk duhet ta njohim. Ne duhet shpejtë ta sjellim liberalizimin e vizave, ne duhet të krijojmë marrëdhenie me fqinjë tonë që vendi ynë të mos mbetet peng. Nuk guxojmë më tutje ta mbajmë peng vendin“, ka deklaraur ai.
Krejt në fund të fjalimit, Haradinaj theksoi se atë ditë që do ta nis punën si Kryeministër i vendit “mund të thuan “Bac u kry” sepse punët do të kryhen”, është shprehur ai.
PDK-ja AAK-ja dhe NISMA, janë në koalicion parazgjedhor. Zgjedhjet e parakohshme institucionale janë përcaktuar të mbahen më 11 qershror.
Të tjera
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...