Veseli: Institucionet formohen në korrik, flasim vetëm me parti jo me individë
Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 23 June 2017
EO: Z. Veseli si e vlerësoni procesin zgjedhor dhe rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit?
Veseli: Ndryshe nga viti 2014, tani kemi qartësi të formimit të institucioneve pas rezultati zgjedhor. Koalicioni fitues ka të drejtë kushtetuese për të formuar qeverinë. Në të njëjtën kohë, unë besoj se nuk është në interes të askujt në Kosovë që të kemi një bllokadë e cila më tepër iu ngjason ndjenjave të mllefit sesa një politike e cila është në një shtet demokratik dhe revanshizmit, që të mendojmë për atë që është interes qytetar. Pas certifikimit të rezultateve, shumë shpejt, në pjesën e parë të korrikut, presim që të kemi formimin e institucioneve të reja për katër vitet e ardhshme
EO: Sipas këtyre rezultateve, për të formuar Qeverinë PAN-i duhet të bëjë koalicion edhe me njërin nga subjektet e tjera, psh me LDK-në ose vetëm me AKR-në… A keni filluar kontaktet, ju ose z. Haradinaj si mandatar, me ndonjërin nga këto subjekte ose me “deputetë” të caktuar?
EO: A keni diskutuar me dy partnerët e koalicionit për ndarjen e pozitave? A do të jeni ju përsëri kryetar i Kuvendit? Nëse e merrni sërish këtë pozitë, ka pasur analistë ose rivalë tuaj që kanë thënë se motoja e fushatës së PDK-së “Fillimi i Ri” nuk ka kuptim. Si do t’iu përgjigjeshit atyre?
Veseli:Nuk kemi biseduar, të jem i sinqertë, për çështje të cilat kanë të bëjnë me egot personale të individëve, apo me përgjegjësit që duhet t’i marrë. Ajo çka dihet qartë është se për katër vitet e ardhshme kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj. Pastaj do të kemi vendime të cilat do t’i marrim, në interes strategjik të këtij vendi. Sa i përket PDK-së, do të veprojë cili është interesi më i mirë, të cilën unë e konsideroj si kryetar i partisë. Partia ka nevojë që të ecë fuqishëm përpara, ka nevojë që të reflektojë dhe në të njëjtën kohë që të ndryshojë.
EO: A keni biseduar me partitë e pakicave për formimin e qeverisë, saktësisht me Lisën Serbe? A prisni të ketë problem që Lista Serbe, e cila sikur dihet çdo vendim e merr në konsultim me Beogradin, ta votojë z. Haradinaj si kryeministër, për shkak të perceptimit të krijuar te serbët për si një ish-luftëtar, edhe pse ai ka dalë i pastër nga të gjitha proceset në Hagë.
Veseli:Kryeministri Haradinaj do të jetë për katër vite kryeministër. Nuk do të lejomë në asnjë variant kushtëzime, qoftë të shtetit të Kosovës, qoftë të institucioneve nga kushdo qoftë. Nuk ka kushte, nuk do të lejomë të ketë kushte, nuk do të lejomë asnjë kushtëzim. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Kosova ka rregullat e veta. Kosova ka Kushtetutën dhe ligjet e veta dhe nuk do t’i nënshtrohet për asnjë moment diktati të askujt.
EO: Në këto zgjedhje, në disa nga zonat të cilësuara si “hambarët e votave” për PDK-në (si Skenderaj e Drenas) ka pasur rënie të pjesëmarrjes në zgjedhje? Çka do të bëni që t’i mobilizoni votuesit besnikë të PDK-së në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor?
Veseli:Po shndërrohet në shumë simpatike Drenica. Qe 18 vjet është një specifikë kur voton çdo herë 80% e 90%. Drenica është simpatike se e ka hequr Serbinë, Drenica është simbol i këtij vendi për aq sa janë simbol të gjitha regjionet e tjera. Keni parasysh këtë, te Drenica nuk ka ftohje dhe nuk do të ketë ftohje nga themeluesja – Partia Demokratike e Kosovës; aty është bazamenti. Nëse merret përqindja që nga viti 2014 kemi 1% ndryshimi me 2016. PDK nuk i nënshtrohet shantazhit pos vullnetit të qytetarëve.
Të tjera
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...