Veseli i përgjigjet ftesës së Thaçit
Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 31 March 2020
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentit Hashim Thaçi për takim konsultativ lidhur me mundësinë për formimin e Qeverisë.
Ftesa Veselit i kishte ardhur një ditë më parë. Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyçi, sipas të cilit takimi Thaçi-Veseli do të ndodhë të mërkurën në orën 11:00.
“Mund ta konfirmoj që z.Veseli e ka pranuar ftesën zyrtare nga presidenti i vendit z.Thaçi. z.Veseli do t’iu përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentit dhe do të marrë pjesë në takimet konsultative që ai organizon, që kanë ardhur si rezultat të kalimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë në seancën e kaluar. Kështu që z.Veseli do të marrë pjesë”, tha ai.
Ai tha se kryetari i PDK-së, do të shkojë në takim me presidentin, por që nuk ka ndonjë kërkesë politike.
“Veseli nuk e ka asnjë kërkesë politike, sidomos në këto rrethana. z.Veseli ka bërë të qartë më herët se pozicioni i tij është më shumë i orientuar nga pandemia dhe nga problemet ekonomike që po i shfaq vendi. Ndërsa, sa i përket çështjeve politike, unë mendoj se është momenti i fundit ose më i gabuar që të bëhet politikë në këto rrethana. Mirëpo, presidenti i vendit e ka ftuar dhe Veseli do t’i përgjigjet sigurisht ftesës”, u shpreh Bytyçi
Sipas Bytyçit, PDK-ja në asnjë mënyrë nuk do të iniciojë formimin e ndonjë Qeverie të re.
“Ne tani jemi duke analizuar situatën, një gjë mund ta konfirmoj edhe kështu sigurt që PDK-ja është parti opozitare dhe do të mbetet e tillë dhe nuk do të iniciojë në asnjë format formimin e ndonjë qeverie të re”, tregoi ai.
Sipas tij, në këtë situatë zgjidhja më e mirë do të ishin zgjedhjet, por kjo po pamundësohet për shkak të pandemisë së Coronavirusit.
“PDK-ja e ka thënë edhe më herët, zgjidhja më e mirë në këto rrethana kur bien një Qeveri për shkak të legjitimitetit, sigurisht do të ishin zgjedhjet, por rrethanat aktuale edhe ballafaqimi i pandemisë siç duket e pamundësojnë këtë situatë”.
“Për PDK-në opsioni më i mirë do të ishte zgjedhje, por këto rrethana duhet të shikohet se si do të jetë zgjidhja më e mirë për qytetarët e vendit, sidomos për ekonominë e cila rrezikohet me të vërtetët të kolapsojë për shkak të rrethanave që janë krijuar”, tha ai.
Bytyçi tutje tha se PDK-ja është e gatshme të diskutojë me të gjitha partitë tjera që të gjejnë një rrugëdalje të përshtatshme pasi kalimit të pandemisë, raporton EO.
“PDK-ja, deri më tani nuk ka dhënë ndonjë mendim sa i përket kësaj çështje, edhe ne nuk mund të propozojmë pa u konsultuar me partitë tjera. Kur krijohet një situatë e tillë është mirë të gjithë partitë politike të japin mendimet e tyre dhe këtu gjërat duhet të vendosen së bashku”.
“S’mundet një parti të përcaktojë ose të dedikoj se nga duhet të shkojë vendi në këto rrethana. PDK-ja është e gatshme me u ul me të gjitha partitë tjera që të diskutojë rrugëdaljen më të mirë, më të përshtatshme e sidomos kur kalon pandemia”, u shpreh Bytyçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të mërkurën nga ora 10:00 do të pres në takim edhe liderin e VV-së Albin Kurti.
Pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, presidenti Thaçi kishte paralajmëruar se do të mbajë takime konsultative me liderët e partive politike në vend për mundësinë e formimit të Qeverisë së re.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...