Veseli i dërgon letër Kongresit Amerikan për krimet serbe në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 20 April 2019
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka dërguar letër Kongresit Amerikan për krimet dhe gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit 1998-1999.
Letra i është dërguar së pari Nancy Polosit – Kryetares së Dhomës së përfaqësuesve (Kongresit), dhe Eliot Engel – kryetarit të komisionit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan.
Në këtë letër e cila do tu dërgohet edhe gjitha Parlamenteve të vendeve mike por edhe Parlamentit Evropian, kryeparlamentari Veseli ka përmendur masakrat e shumta dhe krimet e shumta që Serbia ka kryer në Kosovë.
“Është e njohur ndërkombëtarisht se nën regjimin brutal të Sllobodan Millosheviçit, shqiptarët në Kosovë ishin viktima dhe objektiv i një dhune sistematike. Si pasojë, rreth një milion kosovarë, më shumë se gjysma e popullsisë, janë detyruar të largohen nga Kosova, me një gjysmë milioni të tjerë të zhvendosur brenda vendit. Në total, rreth 90 përqind e popullsisë etnike shqiptare u bënë refugjatë ose persona të zhvendosur. 13.535 u vranë. Në mesin e tyre ishin 1230 fëmijë, duke përfshirë bebet dhe fëmijë tjerë të vegjël”, thuhet mes tjerash në letrën e Kryeparlamentarit Veseli.
Ai ka përmendur edhe fatin ende të pazgjidhur për mijëra persona të zhdukur.
“Gjatë dhjetë viteve të ekzistencës së saj, Kosova ka treguar se është një vend paqedashës dhe që në mënyrë aktive kërkon marrëdhënie pozitive me të gjithë fqinjët e saj, duke përfshirë këtu Serbinë. Megjithatë, duhet të them, se ende duhet bërë shumë për të mundësuar shërimin, dhe një pjesë e këtij shërimi është pranimi i së vërtetës”, thuhet tutje në letrën e Kryeparlamentarit Veseli.
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet kësaj letre, u ka kërkuar të gjitha vendeve që të nxjerrin nga një rezolutë përmes së cilës konfirmohet e vërteta e krimeve serbe në Kosovë.
“Në emër të Kuvendit të Kosovës, dëshiroj t’ju ftoj ju dhe kolegët tuaj për të bërë të mundur njohjen formale e padrejtësisë historike që është bërë kundër popullit tim. Kjo mund të bëhet përmes një rezolute që vë në dukje dhe dënon krimet kundër njerëzimit që kanë ndodhur në Kosovë”, thuhet në letrën e Veselit.
Të tjera
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Greqinë
Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite vo...
-
Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita
Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë ...
-
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kër...
-
Po shkonin në një konferencë që mbahej për Pashkët, autobusi bie nga shkëmbi, vdesin 45 pasagjerët! Shpëton mrekullisht vajza tetë vjeçare
Dhjetra besimtarë vdiqën pasi një autobus që shkonte për në një konferencë të...
-
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër Kryetarja e Forumit të G...
-
Abazoviq: Vota kundër Kosovës e Malit tw Zi tregon realitet të ri
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se vota kundër Kosov...
-
Osmani e Statovci ishin për iftar në mensën e studentëve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në gru...
-
Mbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW
Ministria e Ekonomisë do të mbajë ankandin elektronik për projektin e parë so...
-
Sot mblidhen dy komisione të Kuvendit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike,...
-
Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për IPA III
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Ma...
-
Moti në Kosovë me diell
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë....