Lajme

Veseli homazhe te shtatorja e dëshmorit nga Zona Operative e Llapit

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 18 April 2019

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka bërë homazhe te shtatorja e dëshmorit Naser Sekiraqa.

Ai është vrarë më 18 prill të vitit 1999 dhe ishte ushtar në Zonën Operative të Llapit.

Postimi i Veselit në Facebook:

-Advertisement-

Sot isha në Fushë Kosovë për ta nderuar dëshmorin e lirisë Naser Sekiraqa, që ra më 18 prill 1999 në njërën nga betejat e mëdha në Zonën e Llapit. I kishte vetëm 21 vite jetë, por vepra që la pas do të jetoj përgjithmonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera