Lajme

Veseli flet pas intervistimit 3 orësh në Gjykatën Speciale (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 10 December 2019

Pas tri orësh intervistë në Gjykatën Speciale, ka përfunduar intervistimi i kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit.

Pas përfundimit të kësaj interviste Veli në një konference për media ka mbajtur një konference për medie, në të cilën nuk ka dhënë ndonjë detaj se për cka është intervistuar.

“Vitet e 90-ta kanë qenë vite të rënda për popullin tonë, në nënshtrim para Serbisë, për pastrim etnik do të thotë për gjenocid kundër popullit tonë. Ne ju kemi kundërvënë, lëvizja jonë çlirimtare ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës përballje me gjenocidin serb, lufta e UCK-së ka qenë përballje me pastrim etnik që ka synuar ta bëjë Serbia në Kosovë”, ka thënë Veseli.

-Advertisement-

Ftesa Veseli i kishte ardhur më 7 nëntor, megjithatë nuk ishte bërë e ditur se në çfarë cilësie ishte ftuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera