Lajme

Veseli: Ëndrra nuk ka përfunduar për Europianin 2020

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 14 November 2019

Kadri Veseli përmes një postimi në facebook tha se Kosova meriton duartrokitje dhe djemtë tanë falënderime për krenarinë që na japin.

Ai gjithashtu theksoi se ëndrra nuk ka përfunduar për Europianin 2020, shkruan gazeta inFokus.

“Kosova meriton duartrokitje dhe djemtë tanë falënderime për krenarinë që na japin. Ëndrra nuk ka përfunduar për Europianin 2020.

-Advertisement-

Këta djem kanë treguar shpirt e besim të jashtëzakonshëm dhe na kanë dhënë gjithë këtë kohë emocione që kurrë nuk do t’i harrojmë. Njejtë ishte edhe sonte. Falemnderit nga zemra. Gjithmonë pranë tyre!”, ka shkruar Veseli.Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera