Lajme

Veseli: Duhet të bisedojmë për Kosovën, jo për njëri-tjetrin

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 25 December 2018

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka ftuar në një takim Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, në mënyrë që të koordinohen bashkërisht për Dialogun Kosovë-Serbi.

Takimi është thirrur për nesër, në orën 10:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Një ditë para këtij takimi, Veseli, në një intervistë ka deklaruar se Kosova ka nevojë për unitet të brendshëm në raport me Dialogun me Serbinë dhe, sipas tij, kjo është e vetmja perspektivë reale që i duhet vendit, institucioneve dhe qytetarëve.

-Advertisement-

Në të kundërtën, ka shtuar ai, çdo devijim nga përpjekja për unitet është në dëm të Kosovës. Të tillë ai e sheh thirrjen edhe të një seance tjetër për Dialogun nga LDK dhe VV, ndërkohë që një ftesë për takim që i shërben konsensusit edhe më të madh lidhur me këtë çështje ishte bërë paraprakisht prej tij.

“Në vend se të diskutojmë bashkërisht për Kosovën, ne po ftohemi që të diskutojmë për njëri-tjetrin. Kjo është papërgjegjësi e LDK-së dhe Vetëvendosjes në raport me shtetin e Kosovës. Kjo logjikë i bën dëm momentit në të cilin gjendemi”, ka thënë Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera