Lajme

Veseli: Duhet ta ruajmë Bondsteel-in

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 01 March 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, i ka quajtur të çoroditura deklarimet se SHBA mund të bëjë veprime që mund të jenë me rrezik për Kosovën.

Duke folur për mundësinë e largimit për kampin e Bondsteel-it nga Kosova, ai ka thënë se këta të fundit do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë, por se duhet treguar mençuri për ta ruajtur atë.

Ai pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, tha se nuk  do të lejohet që të prishen marrëdhëniet me ShBA-në.

-Advertisement-

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke folur rreth vendimit për taksën dhe situatën e dialogut me Serbinë, ka theksuar se këto çështje nuk është mirë që të shfrytëzohen për konsum të brendshëm në Kosovë. Sipas tij, taksa duhet të shërbejë për ballafaqim me Serbinë, duke shtuar se çdo qëndrim i SHBA-së duhet të jetë edhe bashkarisht i Kosovës

“Është vizitë shumë pozitive për vet faktin se njerëzit shumë me përgjegjësi vijnë në Republikën e Kosovës, e kam takuar këtë delegacion në Shtëpinë e Bardhë, këtë pikërisht, personat përgjegjës janë njerëzit e afërt të Presidentit Trump, çdo mesazh, çdo përgjigje, çdo kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe çdo qëndrim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të jetë bashkarisht edhe i Kosovës. Ajo çfarë ne duhet bashkarisht të bëjmë është kjo: Mos ta dramatizojmë situatën, të paktën ndaj konsumit dhe rrethanave të brendshme, qoftë me situatën për dialog, dhe për të njëjtën kohë edhe për tarifën. Ato duhet t’i shërbejnë ballafaqimit me Serbinë, po e them këtë për faktin se shumë gjëra të cilat po ndodhin aktualisht këta muajt e fundit në Kosovë po shfrytëzohen për garë të brendshme dhe për motiv të brendshëm për çka po i dëmtojmë edhe qytetarët e vendit tonë”, ka thënë Veseli.

Në takimin me delegacionin amerikan, ishte raportuar se pjesë e diskutimit ishte  taksa,  por edhe mundësia  e largimit të kampit të Bondsteelit nga Kosova.

Këtë të fundit, e ka mohuar Veseli, ku sipas tij, baza e Bondsteel do të vazhdoj të qëndrojë në Kosovë. Mirëpo, sipas tij, duhet treguar të mençur për ta ruajtur atë.

“ Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri më i sigurt  dhe më besnik i Kosovës në shtetformim, nuk po flas për këtë çka e kemi tani. Dhe janë ide të qoroditura me mendu dikush se nga  Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vie ndonjë rrezikim i shtetit të Kosovës. Janë njerëz të pa mençur dhe të pa ditur. Dhe kisha kërku edhe një herë që mu ndal një qasje e cila është duke u bërë shumë kundër kësaj fryme, pra amerikane të cilat glorifikojnë fuqinë ushtarake të Rusisë. Ne nuk e kemi partner Rusinë, i kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe jemi të orientuar nga Bashkimi Evropian, do të qëndroj baza në Bonsteel, ne do të jemi më të mençur, me i majt edhe bazën në Bonsteel por me i marrë me promovu këtë prezencë amerikane me biznese amerikane”, ka thënë ai.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Veseli ka njoftuar se javën e ardhshme do të mbahen katër seanca.

“Me datën 5,6,7 mars i kemi katër seanca. Janë dy të jashtëzakonshme, njëra është solemne me datën 6 mars për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rënien heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe me datën 7 mars kemi seancën e rregullt plenare  e cila do të jetë”, ka përfunduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera